Rebelimi i Ilir Demalisë: Turpe të kombit bëhen 'Nderi i Kombit'

Shqipëria

Rebelimi i Ilir Demalisë: Turpe të kombit bëhen 'Nderi i Kombit'

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:23
Ilir Demalia

Analisti që jeton në SHBA, por që është shumë aktiv sa i përket aktualitetit në vend, Ilir Demalia, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se, “media e shkruar dhe vizive, urgjentisht duhet të filloj të heqi nga përdorim prapashtesat, i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, e.t.c, vënd e pa vënd, duke i fërkuar kurrizin njëri-tjetrit, kemi inflancionuar çdo vlerë reale, morale si pavlefshëmëri edhe në infalcionimin edhe dekorimeve si "Flamuri Kombëtar" "Nderi Kombit" "Nënë Tereza" e me radhë”.

Sipas tij, është shumë e rëndë kur antivlera trumbetohet me të madhe si vlerë në sytë e shoqërisë.

Postimi i Ilir Demalisë:

Piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoralitetit!

Media e shkruar dhe vizive, urgjentisht duhet të fillojë të heqë nga përdorim prapashtesat, i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, e.t.c, vënd e pa vënd, duke i fërkuar kurrizin njëri-tjetrit, kemi inflancionuar çdo vlerë reale, morale si pavlefshëmëri edhe në infalcionimin edhe dekorimeve si "Flamuri Kombëtar" "Nderi Kombit" "Nënë Tereza" e me radhë.

Po të jenë si shoqëri shqiptarët kaq shumë të shquar, nuk do të ishim kaq shumë të shqyer.

Kjo bëhet edhe më e rëndë kur turpe të kombit bëhen "Nderi Kombit"!

Edhe më e rëndë kur njerëz që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve nderohen si "Ndere Kombi" e me radhë!

Edhe më e rëndë, kur antivlera trumbetohet si vlerë!

Kjo përzjerie e vlerave me antivlerat, e moralit me imoralitetin, e kriminelëve me viktimat ka sjellë këtë gjendje të rëndë, ku askush nuk e sheh dhe ndjen më në gropën e m. . . që ka rënë, por krekoset mbi kodrën e plehut që ka ngritur vetë mungesa e raportit dhe kritereve të vlerësimeve, në pavlefshmërinë si shoqëri, që jeton mbi piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoraliteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat