KLSH ngarkon penalisht zyrtarët, shkaktuan miliona euro dëm ekonomik

Shqipëria

KLSH ngarkon penalisht zyrtarët, shkaktuan miliona euro dëm ekonomik

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:16
Foto ilustruese

Po ashtu, ndikim negativ kanë pasur  dhe mos arkëtimi i të ardhurave dhe shpenzimet jo eficiente, llogaritet mbi 1,5 miliardë euro, e ndarë 923 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo eficente dhe pa efektivitet.

Ndërkohë, KLSHka ngarkuar penalisht 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues dhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë auditim.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, këtë persona akuzohen për shpërdorim të detyrës apo shkeljes së barazisë në tendera, po ashtu ata akuzohen dhe për falsifikim dokumentesh, duke shkaktuar kështu dëmi ekonomik.

KLSH shprehet se për financat publike do të jetë problem detyrimet e prapambetura, ndërsa shton se deficiti buxhetor është më i lartë se ai që raportohet nga qeveria. Një pjesë të raportit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ia kushtuar problematikës së koncesioneve dhe kontratave të partneritetit publik-privat.

KLSH identifikon mungesë të theksuar të monitorimit të portofolit të PPP-ve ekzistuese. Konstatohet se Ministria e Financave nuk raporton sipas standardeve ndërkombëtare stokun e borxhit publik, që vjen nga këto kontrata.

Duke iu referuar 11 kontratat koncensionare, shpenzimet nga buxheti i shtetit rezultojnë në shumën 6,4 miliardë lekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat