Basha flet si kryeministër: Asnjë pensionist me më pak se 250 mijë lekë

Shqipëria

Basha flet si kryeministër: Asnjë pensionist me më pak se 250 mijë lekë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:54
Foto

Nga Kavaja, ku ishte për vizitë gjatë ditës së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk la pa sjellë në vëmendje as auditin e KLSH-së, që evidentoi miliona euro dëm ekonomik në një vit. 

Basha bëri edhe një premtim se do të nisë politikën e rritjes së pensioneve, duke premtuar se asnjë pensionist nuk do të marrë më pak se 250 mijë lekë në muaj, pas 4-vjeçarit të parë të tij, kur të vijë në pushtet.

“Do t’ja heqim hurin e vjedhjes, të 1.7 miliardë eurove vjedhje në 1 vit Edi Ramës, dhe me këto fonde do të nisim politikën e rritjes së pensioneve. Të mos kemi më pensionistë, që pasi harxhojnë lekët për korrentin, pasi harxhojnë lekët për ilaçet, s’u ngelen lekë as për bukë e për faturën e ujit. Thirrini mendjes, Bashkohuni me ne, bashkohuni me këtë shumicë, bashkohuni me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, se sot jemi shumicë morale dhe politike. Prandaj, rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Pensione nën 250 mijë lekë në muaj në krye të 4 vjetëve nuk do të ketë”, tha Basha nga Kavaja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat