Vokshi në Vlorë: Opozita la Kuvendin për t’u bashkuar me popullin

Shqipëria

Vokshi në Vlorë: Opozita la Kuvendin për t’u bashkuar me popullin

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:14
Albana Vokshi

Kryetarja e Lidhjes së Gruas në Partinë Demokratike, Albana Vokshi zhvilloi sot një takim me gratë demokrate të Vlorës, e cila u kërkoi të jenë më aktive në protesta.

Në një bashkëbisedim me gra intelektuale, të reja si dhe përfaqësuese të botës universitare, Albana Vokshi sqaroi motivet që e shtynë opozitën të largohej nga Parlamenti dhe t’i bashkohej popullit.

“Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, në njëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapësirë që kishim brenda Parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të krijohet një qeveri tranzitore. Nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme, por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë”.

Bashkëbisedimi i zonjës Vokshi në Vlorë ishte pjesë e turit kombëtar të kryetares së LDGSH-së për riorganizimin e forumit të gruas demokrate, që synon përfshirjen në këtë organizatë partnere me PD të sa më shumë grave dhe vajzave. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat