Spahiu: Departamenti i Shtetit i vë vulën: Shqiptarët po qeverisen nga të korruptuarit

Shqipëria

Spahiu: Departamenti i Shtetit i vë vulën: Shqiptarët po qeverisen nga të korruptuarit

Nga: Z.B Më: 7 prill 2019 Në ora: 19:55
Përparim Spahiu

Ish-deputeti Përparim Spahiu fajëson drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe thotë se skandalet e kësaj qeverie janë zbërthyer nga Zëri i Amerikës (VOA), që është zëri zyrtar i Departamentit të Shtetit, përcjell "Bota sot".

Spahiu shkruan në Facebook se Perëndimi i ka vënë kryqin Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar.

Postimi i plotë:

Departamenti i Shtetit i vë vulën: Shqiptarët po qeverisen nga të korruptuarit.

Skandalet e kësaj qeverie janë zbërthyer nga Zëri i Amerikës (VOA), që është zëri zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Pas marrjes së tepsisë në qershor 2017 me vota të blera, Rama jo vetëm nuk ndërmori reforma por ai e thelloi korrupsionin dhe krijoi një shtet autoritar.

Në këtë konkluzion ka arritur Zëri i Amerikës, i cili shton se Kryeministri i quan kazan sa herë i dalin të palarat në shesh.

Rama – vijon VOA – është bërë arrogant dhe jo transparent, njësoj si udhëheqësit lindor.

Departamenti i Shtetit nëpërmjet VOA, shton gjithashtu se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi Rama ka vendosur besnikët e tij në gjyqësor.

“Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave” – shton më tej Zëri i Amerikës.

Kjo media prestigjoze që përfaqëson Departamentin e Shtetit, përfundimisht i ka vënë vulën këtij pushteti të korruptuar.

Prej dy vitesh, qartazi, Perëndimi i ka vënë kryqin Edi Ramës, qeverisë së tij më të korruptuar në rajon e më gjerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat