Tragjedi në Pukë! Digjet shtëpia, vdesin burrë e grua

Shqipëria

Tragjedi në Pukë! Digjet shtëpia, vdesin burrë e grua

Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:28
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pukë teksa një shtëpi është djegur duke i marrë jetën një çifti bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Va Shënkoll, ku nga zjarri kanë humbur jetën Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç. Banesa mësohet të jetë përfshirë nga flakët në orën 02:00.

Gjithashtu, bëhet e ditur se bashkëshortët 40 dhe 35-vjeçarë po flinin në katin e dytë të banesës në momentin që ka rënë zjarri. Katër fëmijët e tyre kanë marrë dëmtime të lehta ndërsa për të shpëtuar nga flakët janë hedhur nga dritarja. Fëmijët kanë bërë të mundur nxjerrjen e gjyshes së paralizuar.

Ka qenë zoti i shtëpisë 82-vjeçari Pal Ndue Gjoni i cili ka dhënë alarmin për zjarrin teksa dëgjonte zhurmën e tjegullave. 82-vjeçari me bashkëshorten e paralizuar kanë arritur të dalin nga shtëpia pa dëmtime. Mësohet se trupat e pajetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të hidheshin nga dhoma. Forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Fushë Arrëzit kërkuan rreth dy orë për gjetjen e trupave nën mbetjet e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat