Bashkia jep shpresë për të mbijetuarit nga zjarri tragjik në Pukë

Shqipëria

Bashkia jep shpresë për të mbijetuarit nga zjarri tragjik në Pukë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:49
Foto

Bashkia e Pukës do t'i rindërtojë banesën e shkrumbuar, familjes Ndoj, që në orët e para të mëngjesit të sotëm u përfshi në një tragjedi. Burrë dhe grua humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa 4 fëmijët e çiftit dhe dy të moshuarit që jetonin me ta, mundën të shpëtonin pasi u hodhën nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen "Va Shënkoll" të fshatit Breg, ku pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, flakët rezultuan fatale për Petrit dhe Dava Ndoj, që u gjetën të pajetë pranë njëri-tjetrit në dhomën e gjumit,. Pranë familjes është gjendur kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili ka marrë përsipër që të rindërtojë banesën e familjes. Po ashtu, bashkia do të heqë edhe shpenzimet e ceremonisë mortore për bashkëshortët.

Po ashtu, kryebashkiaku ka kërkuar përkujdesje shëndetësore për dy të moshuarit, pasi kanë probleme kronike, çfarë në këto momente e bën të domosdoshmepërkujdesjen ndaj tyre.

"Në këtë dhimbje të madhe për familjen Ndoj dhe mbarë komunitetin tonë kërkojmë solidaritetin e të gjithëve në ndihmë të kësaj familje", thuhet në një njoftim të Bashkisë së Pukës.

Kryebashkiaku është gjendur pranë të të mbijetuarve, ku duken edhe i moshuari dhe grua e tij. ajo u shpëtua nga fëmija i madh 15-vjeçar i çiftit, i cili e nxori në kohë nga banesa gjyshen, e cila është e paralizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat