“Pakti për Universitetin”, Rama: Vendet e punës në administratë janë për ekselentët

Shqipëria

“Pakti për Universitetin”, Rama: Vendet e punës në administratë janë për ekselentët

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:04
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në raundin e IV të  programit Kombëtar të “Praktikave të Punës”. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë studentët ekselentë  kanë të drejtën e punësimit në administratën shtetërore, pa konkurrim për një vit dhe më pas ai i nënshtrohet konkurrimit  për ta mbajtur vendin e punës.

“Më vjen mirë që i kushtojmë kohë këtij procesi të ‘Paktit të Universitetit”, këtë herë për praktikat e punës, që besoj se janë një eksperiencë e krijuar nga Presidenti Kenedi në fillim të viteve ’60, që hapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për studentët e dalluar dhe u kthye në praktikë në SHBA dhe pastaj në Europë. Në Shqipëri nuk është një praktikë e konsoliduar, por e re. Megjithatë, ajo që vlen të thuhet është se është një praktike, e cila vit pas një viti ka marrë një trajtë goxha domethënëse, dhe ofron jo thjeshtë një njohje nga brenda të institucioneve, por edhe mundësinë që pas praktikës , çdo njëri që kalon këtë proces të mund të futet në procesin e konkurrimit për një vend në administratë, duke pasur avantazhin që ka bërë praktikën e punës. Është një avantazh në raport me konkurrentet e tjerë dhe kapërcen hendekun ligjor, që kërkon eksperiencën në punë për këdo që kërkon të hyjë në shërbimin civil”, tha Rama.

Më pas Edi Rama tha se ky program është shtrirë edhe në sektorin privat, duke iu dhënë mundësi të reja studentëve ekselentë për tu punësuar.

Është pozitive që praktikat janë hapur përtej administratës publike tek sektori privat. Këtu janë të pranishëm edhe përfaqësues të sektorit privat, që janë bërë partner të programit të praktikave dhe kanë krijuar mundësinë që numri i studentëve që përfshihen në këto praktika, të rritet ndjeshëm.

“Është krijuar një mendësi që mundimi dhe rezultet nuk vlejnë, sepse në fund të ditës dikush që nuk kanë të njëjtat merita, por lidhje partiake, të merr vendin e punës në shtet dhe faktikisht, sot kjo është thyer pa kthim, sepse vendet e punës në shtet janë në dispozicion të atyre që kanë mbaruar universitetin me 9 dhe 10. Marrja e një vendi pune është në kompeticion mes tyre dhe kjo krijon kushtin që çdo kush që ka mbaruar me 9 dhe 10 të ketë mundësi zgjedhje në administratën publike pa konkurs, duke patur një vit kontratë, që duke pasur 1 vit konkurrencë ta ruajë me konkurs. Ai që ka vullnetin  nevojshëm nuk mund të mundet në konkurs nga dikush tjetër që s’ka lidhje me vendin e punës.

Do të vazhdojë ky proces duke rihapur thirrjet për aplikime. Është bërë thirrje e re së fundmi, do ketë një tjetër në gusht dhe të gjitha vendet e lira në shtet, do i kenë vendet e punës në dispozicionin e më të mirëve”, premtoi Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat