Rama ironizon pedagogët: Janë bërë doktorët e shkencave sikur janë shalqi

Shqipëria

Rama ironizon pedagogët: Janë bërë doktorët e shkencave sikur janë shalqi

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës ka sulmuar sërish pedagogët.

Rama: Ne kemi preferuar që mos ndërhyjmë, por realisht është problem. Ju i bëtë protestat dhe i harruat. Unë nuk i kam harruar. Kur thosha do mbetem protestuesi i fundit ju qeshnit. Unë nuk e kam harruar që një nga arsyet kryesore që ishte dhe mbetet shqetësim është vlera reale e titujve akademik. Ca po bëhet me këtë zero, asgjë. Pse? Sepse këtë do ta bëjë universiteti.  Universiteti i jep titujt dhe universiteti i vlerëson titujt. Ajo hap një proces njësoj si ai i gjykatësve dhe prokurorëve. Ka shumë nga ata që janë brenda dhe ju shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë vlere dhe baze. Jo sepse duhet thënë për politikë, por unë e besoj që shumica e pedagogëve janë në vendin e duhur dhe janë me meritë. Ama një pjesë ca profesorë  janë ata? Doktor shkencash, u bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Në çdo cep rruge gjen shalqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat