Vasili: Reforma në drejtësi po sakrifikohet për të mbrojtur Edi Ramën

Shqipëria

Vasili: Reforma në drejtësi po sakrifikohet për të mbrojtur Edi Ramën

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:15
Petrit Vasili

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili është shprehur se reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar.

Në një deklaratë për mediat, Vasili citoi raporton e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku sipas tij mbi 60% e shqiptarëve nuk besojnë tek reforma në drejtësi.

Ai shtoi se po sakrifikohet reforma në drejtësi për të mbrojtur Edi Ramën.

Petrit Vasili: "Kam thirrje për të gjithë ata 'entuziastë' që këmbëngulin për të folur për një sukses dhe ecuri shumë pozitive dhe shpresëdhënëse të reformës në drejtësi. Nuk mund të fshihemi pas gishtit. Reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar. Shkaku është kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Të sakrifikosh reformën në drejtësi vetëm e vetëm për të mbajtur Edi Ramën, i cili e do këtë reformë për tu mbrojtur nga pandëshkueshmëria e këtij korrupsioni të frikshëm që godet tek Unaza e Re, që po godet tek Bregu i Lumit qytetarët e tjerë, korrupsioni që nuk ndëshkohet. 

Kurse ata që vjedhin e plaçkitnin buzëqeshin e shëtisin ndërsa qytetarët që duan të mbrojnë shtëpinë e tyre burgosen. Kjo është drejtësia që shumica e shqiptarëve nuk e besojnë më. Mbi 60% e tyre nuk e besojnë më reformën në drejtësi dhe refuzojnë të gjitha sugjerimet ngado që vijnë në shqip e në anglisht duke e shitur në një sukses të paqenë që ka lënë vendin pa drejtësi, gjykata por ka garantuar edhe pandëshkueshmërinë absolute për qeveritarët që janë bërë njësh me krimin dhe bëjnë korrupsion në mes të ditës. Në mënyrë që shqiptarët të kthehen në shtëpi duhet çuar para drejtësisë këta që po shkatërrojnë drejtësinë duke filluar nga Edi Rama."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat