Holanda, mesazh shqiptarëve: Mos provoni të udhëtoni me kamionë, do t’ju kthejmë

Shqipëria

Holanda, mesazh shqiptarëve: Mos provoni të udhëtoni me kamionë, do t’ju kthejmë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:50
Foto

Holanda ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë ata që duan të përdorin territorin e saj për të kaluar ilegalisht në britaninë e madhe, të mos e bëjnë këtë, pasi do të kapen dhe do të kthehen mbrapsht, në vendet e origjinës.

Vetë Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers ka realizuar një video në të cilën i bën thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në vendet evropiane, pasi tashmë janë marrë masa për ndalimin e tyre.

“Mos e bëni këtë, shansi që ju të arrini në Angli është gjithnjë e më i vogël ndaj mos investoni të gjitha paratë tuaja tek trafikantët e qenieve njerëzore. Këtu do t`ju kapin dhe do t`ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë’, Mar Harbers, ministër i shtetit për drejtësinë e sigurinë.

Videoja e titruar në gjuhën shqipe, është shpërndarë nga ambasada holandeze në Tiranë.

Gjatë dy viteve të fundit, qindra shqiptarë kanë kërkuar azil në Holandë. Por çështjet e tyre kanë pak gjasa të miratohen pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Shqiptarët janë, gjithashtu, ata që përdorin më shumë Holandën si rrugë kalimi për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat