KLP mblidhet me 11 prill, pritet zgjedhja e Stakës si anëtar

Shqipëria

KLP mblidhet me 11 prill, pritet zgjedhja e Stakës si anëtar

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:10
KLP

Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve. Mbledhja do zhvillohet për zgjedhjen e Vate Staka si anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Takimi do mbahet më 11 prill në orën 10:00. Staka kaloi me sukses procedurën e rivlerësimit.

Institucioni i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, që konsiderohet si “qeveria” e prokurorëve funksionon me vetëm 10 anëtarë, që pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit.

Menjëherë pas këtij vendimi, kryeprokurorja e përkohshme hapi garën dhe ftoi të gjithë prokurorët e interesuar të garonin për vendin vakant në Këshill.

I vetmi që paraqiti kandidaturën brenda afatit ligjor dy javor, ishte Vate Staka, i cili gjatë garës së parë, nuk i bindi dot kolegët prokurorë t’i jepnin besimin për t’i përfaqësuar në Këshill, ndonëse e ka kaluar me sukses testin e Vettingut.

Në kushtet, kur i vetmi kandidat është i vetuar, prokurorja e përgjithshme e përkohshme thërret mbledhjen e prokurorëve, për ta votuar Stakën. Çka do të thotë që automatikisht, prokurori i Shkodrës do të jetë anëtar i Këshillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat