Çahet rruga Tiranë-Elbasan, Rama premtoi përfundimin me 17 maj

Shqipëria

Çahet rruga Tiranë-Elbasan, Rama premtoi përfundimin me 17 maj

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:05
Foto

“Mbrëmë në darkë kemi bërë provat e para, ndërkohë që sot është e hapur për kalimin e të gjithë automjeteve. Pas 8 vitesh është hera e parë që njerëzit ikin pa trafik në Elbasan për Ditën e Verës.Tashmë janë përfunduar 95.3% e të gjitha punimeve. Pjesa e mbetur siç folëm dhe me kompaninë, do të dorëzohet sipas afatit të vendosur, më 17 maj”.

Por duket se kjo deklaratë e ministres Belinda Balluku është vetëm një premtimi i radhës.

Kanë mjaftuar pak reshje shiu dhe përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan janë rikthyer rrëshkitjet e dherave.

Nga planet shihet se në Ibë, ku pak kohë më parë pati rrëshqitje dherash, zona mbetet e paqëndrueshme pavarësisht studimeve dhe masave të marra.

Rruga Tiranë-Elbasan ka nisur të ndërtohet rreth 8 vite më parë dhe për të është shpenzuar dy-fishi i fondeve të vënë në dispozicion.

Punimet për këtë rrugë nisën në vitin 2011 dhe u tenderua me 300 milionë dollarë por që aktualisht ka arritur në 425 milionë dollarë dhe akoma nuk ka përfunduar.

Rruga Tiranë-Elbasan është një projektet nga më të rëndësishmet infrastrukturore në Shqipëri por ajo është transformuar në një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat