Alibeaj: Protesta e 13 Prillit, më e madhja që kemi mbajtur ndonjëherë

Shqipëria

Alibeaj: Protesta e 13 Prillit, më e madhja që kemi mbajtur ndonjëherë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:22
Ish- deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj

Duke folur për protestën e radhës së opozitës, Alibeaj tha se nuk ka asgjë për t’u fshehur.

“Kemi organizuar 18 protesta të mëdha. Mjeti i vetëm përballë kësaj qeverie mbetet protesta. Do jetë shumë herë më e madhe se ajo e 16 shkurtit dhe 16 marsit”, – tha ai.

Ndërsa i pyetur për zhvendosjen e protestës pasdite, Alibeaj shtoi se nuk ka asnjë skenar.

“Janë bërë protesta në mes të ditës, në pikë të diellit, në darkë janë bërë. Nuk ka asnjë lloj strategjie okulte. Ditën e shtunë më 13 prill të gjithë qytetarët që e kanë një hall me këtë qeveri uzurpatore do të duhet të jenë aty”, – tha ai.

Në lidhje me deklaratat e kreut të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca se duhet dialog për zgjidhjen e krizës, Alibeaj u shpreh nuk është dakord me këtë mënyrë të konceptuari të krizës.

“Kjo është krizë e trefishtë. E para, institucionale, pasi kemi gjysmën e institucioneve të rrënuara, së dyti, është krizë politike me aktin e ndërmarrë nga ne për të lënë mandatet, por mbi të gjitha, është krizë përfaqësimi dhe sa herë ka kriza përfaqësimi zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, – tha ai.

Po ashtu, Alibeaj deklaroi se opozita nuk futet në zgjedhjet e 30 qershorit me Ramën kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat