Sigurimi i depozitave, Komiteti rajonal i Europës takohet në Tiranë

Shqipëria

Sigurimi i depozitave, Komiteti rajonal i Europës takohet në Tiranë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Megi Zonja/ Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave organizoi mbledhjen e Komitetit Rajonal të Evropës të IADI-t si dhe seminarin teknik me temë “Planet e Kontigjencës dhe Menaxhimi i Krizave/Rastet e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”.

Komiteti Rajonal i Evropës (KRE) është komiteti më i madh rajonal të IADI-t duke qenë se në të marrin pjesë pothuajse të gjitha institucionet e sigurimit të depozitave të Evropës.

Në mbledhjen e KRE, e cila organizohej për herë të parë në një vend jo anëtar të Bashkimit Europian, u diskutuan zhvillimet më të fundit rajonale dhe në juridiksione të veçanta sa i takon sigurimit të depozitave. Gjithashtu, temë e diskutimeve ishte dhe roli i KRE dhe aktivitetet përkatëse në funksion të Objektivave Strategjikë të IADI-t.

Takimi vjetor i KRE u përshëndet dhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,  Gent Sejko. Në fjalën e tij Guvernatori Sejko, vuri theksin te bashkëpunimi ndërmjet anëtarëve të rrjetit të sigurisë financiare, si një element kyç në administrimin me efikasitet të sistemit financiar e bankar si dhe në përballimin me sukses të situatave që mund të kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve të mbikëqyrjes financiare. Në këtë këndvështrim, duke iu referuar bashkëpunimit me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Aktiviteti i organizuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në të cilin merrnin pjesë 70 përfaqësues nga 28 juridiksione të ndryshme, vazhdoi me seminarin teknik në lidhje me “Planet e Kontigjencës, Menaxhimin e Krizave dhe Rastet e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat