Zyrtari gjerman: Shqipëria në BE, çështje me prioritet për vendet anëtare

Shqipëria

Zyrtari gjerman: Shqipëria në BE, çështje me prioritet për vendet anëtare

Më: 8 prill 2019 Në ora: 20:54
Foto

Kështu u shpreh të hënën, sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendshme Federale Gjerman, Stefan Mayer gjatë një takimi të zhvilluar në Berlin me ministren e Drejtësisë të Shqipërisë, Etilda Gjonaj.

Mayer u shpreh se qeveria gjermane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë me anë të projektit të Binjakëzimit për të rritur më tej njohjen dhe perceptimin e publikut ndaj masave të marra në luftën kundër korrupsionit.

Ai vlerësoi si të rëndësishme krahas forcimit të shtetit ligjor, edhe zhvillimin e ekonomisë, duke përgëzuar Shqipërinë për rritjen ekonomike konstatuar edhe përgjatë vizitës së tij më të fundit në Tiranë në tetorin e vitit të kaluar. 

Gjithashtu Mayer vlerësoi rezultatet e arritura nga procesi i reformave të ndërmarra në Shqipëri dhe inkurajoi më tej procesin e vetadministrimit të prokurorive dhe gjykatave. 

“Vlerësoj arritjet dhe përpjekjet e ndërmarra nga Shqipëria për forcimin e shtetit ligjor, të rëndësishme në këtë periudhe kohore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Mayer.    

Ndërsa, ministrja Gjonaj e informoi Mayer mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Masave të Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion, si dhe rezultatet konkrete të deritanishme të arritura nëpërmjet Task Forcës Antikorrupsion, si një mekanizëm ndërinstitucional i ngritur nga Qeveria Shqiptare, për luftën kundër korrupsionit, duke marrë edhe sigurinë dhe mbështetjen nga ana e Gjermanisë në këto fusha.

Gjatë vizitës së saj në Gjermani, ministrja Gjonaj u prit në një takim edhe nga ministrja e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Katarina Barley dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, Christian Lange.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat