Vajza e Azem Hajdarit sulmon PD: Djegia e mandateve një atentat kundër demokracisë

Shqipëria

Vajza e Azem Hajdarit sulmon PD: Djegia e mandateve një atentat kundër demokracisë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:45
Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka deklaruar këtë të hënë se ajo as që është pyetur në lidhje me vendimin për djegien e mandateve.

E ftuar në emisionin Open, vajza e Azem Hajdarit është shprehur se vendimi për dorëzimin e mandateve është një atentat ndaj demokracisë së vendit.

“Në asnjë moment nuk e kam ndjerë se kam dyshim në këtë vendim, pasi akti i PD-së për dorëzimin e mandateve kishte disa probleme. Nuk kishte një debat të gjerë brenda forcës politike. Unë nuk kam qenë fare në mbledhjen e grupit kur është marrë ky vendim. Ndoshta duhet të prisnim pak më gjatë, të flisnim pak më hapur dhe të konsultoheshim edhe me aleatët ndërkombëtarë për këtë vendim. Arena ndërkombëtare nuk e mbështet këtë vendim. Më vjen keq por unë do ta konsideroja këtë si një atentat kundër demokracisë shqiptare.

Kjo mund të dëmtojë dhe përshkallëzojë situatën në Shqipëri. Mund të destabilizojë apo të nisë dhunën, gjë që nuk është në favorin tonë”, – tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat