Luan Rama: Nuk e shohim si “nun” zyrtarin e DASH, por jemi gati t’i tregojmë se ç’ndodh në vend

Shqipëria

Luan Rama: Nuk e shohim si “nun” zyrtarin e DASH, por jemi gati t’i tregojmë se ç’ndodh në vend

Më: 8 prill 2019 Në ora: 23:14
Luan Rama

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama, thotë se aksioni i opozitës e ka bërë më të qartë në sytë e ndërkombëtarëve situatën të cilën po kalon vendi.

E pas takimit të sotëm me Ramën, të martën zyrtari i lartë i DASH Palmer do të ketë takime dhe me opozitën.

Rama parashtroi në studion e RTV Ora atë çfarë LSI do të diskutojë me zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer.

Luan Rama: Jemi në një shtet që qeverisja është më gjasmë, parlamenti nuk ka legjitimitet për shkak se është produkt i votës së blerë nga grupet kriminale që e kanë trafikuar për të krijuar mazhorancën që u duhej.Të gjitha produktet që vinë nga Kuvendi janë ilegjitime.

Produkti i parë i Kuvendit është qeveria. Kjo është bërë më evidente  në sytë e opinionit ndërkombëtar edhe prej aksionit politik të opozitës dhe vendimit të saj për të djegur mandatet. Jemi të përgatitur ti parashtrojmë përfaqësuesit të lartë të DASH qëndrimet tona politike por dhe ti japim të gjithë informacionin e nevojshëm, ka nevojë për më shumë informacion te partnerët ndërkombëtarë që të kuptojnë realisht se cila është situata në Shqipëri.

Duke u përjekur të artikulojmë gjithashtu një qëndrim institucional që ka të bëjë me faktin dhe ky është qëndrimi i LSI, që vendit i duhet një pakt kombëtar të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë që të ketë në qendër të vet prioritetin kombëtar që është integrimi i vendit për të lënë mënjanë të gjitha kapriçot dhe interesat parciale, trillet individuale të liderve apo drejtuesve politikë në Shqipëri. Për fat të keq në Shqipëri nuk ka lider politikë.

Por i pyetur nëse beson në një formulë zgjidhje për krizën politike nga zyrtari amerikan, Rama u shpreh:

Luan Rama: Nuk e konsiderojmë si nun por zoti Palmer vjen këtu si përfaqësues i një shteti që është aleat strategjik me Shqipërinë, i është gjendur Shqipërisë në momentet deçizive të historisë së vet.Jam i bindur se do të bisedohet me të në partneritet të plotë për të ndarë vlerësime, konsiderata dhe për të ofruar rrugët e daljes nga kjo situatë e cila ka nevojë për të shkuar në hapa që dominohen nga arsyeja dhe jo emocioni politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat