Tentojnë të përdhunojnë amerikanen, policia e Tiranës prangos dy të rinjtë shqiptarë

Shqipëria

Tentojnë të përdhunojnë amerikanen, policia e Tiranës prangos dy të rinjtë shqiptarë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 23:14
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëjen e djeshme në Tiranë, ku dy persona kanë tentuar të përdhunojnë një shtetase amerikane.

Ngjarja ka ndodhur në Farkë, në lagjen e vilave që ndodhen atje. Në prangat e poliisë kanë rënë dy të rinjtë Gesjon Gjoshi 24 vjeç dhe Artyr Hyka 19 vjeçar.

Shtetasja amerikane ka qenë duke ecur në rrugët e Petrelës në momentin kur është sulmuar seksualisht nga dy të rinjtë. Vajza ka njoftuar menjëherë policinë dhe më pas ka bërë denoncimin. Më tutje policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat