Palmer: Nuk është zgjidhje djegia e mandateve, fatkeqësi nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje

Shqipëria

Palmer: Nuk është zgjidhje djegia e mandateve, fatkeqësi nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:32
Matthew Palmer

'Nuk jam në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike" kështu është shprehur  Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer në takimin me gazetarët.

Ndërsa inkurajoi të gjithë partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.

"Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndaj vizionine saj me mbështëtësit dhe të punoj fort për t'i fituar zgjedhjet"

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme ku u takua me kryeministrin Edi Rama ndërsa sot do të vijojë takimet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtuesë të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat