Rudina Hajdari takon banorët e "Bregut të Lumit": Çështja të çohet në Strasburg

Shqipëria

Rudina Hajdari takon banorët e "Bregut të Lumit": Çështja të çohet në Strasburg

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:49
Rudina Hajdari: 

Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar sot në mesditë banorët e Bregut të Lumit, banesat e të cilave janë prishur pasi preken nga projekti për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Hajdari i kërkoi banorëve që të jenë gjakftohtë, ndërsa tha se kjo çështje duhet të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

Rudina Hajdari: Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykata e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni. Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësitë, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera. Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat