Më shumë pyetje në provimet e maturës

Shqipëria

Më shumë pyetje në provimet e maturës

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:31
Ilustrim

Më shumë pyetje për provimet e maturës shtetërore. Ky është ndryshimi që pritet të sjellë këtë vit kurrikula e re që përdoret nga gjimnazet. Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se po punohet vënien në vijë për maturën 2019, kontrollin e testeve dixhitale.

Maturantët e këtij viti, do të kenë më tepër sasi pyetjesh në provimet e tyre. Kurrikula e re që po përdoret në gjimnaze, do të sjellë edhe ndryshimin për maturantët e 2019-s. Gjatë raportimit në Komisionin e Edukimit, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini tha se këtë vit testi do të jetë i dizenjuar ndryshe.

Faza e parë e regjistrimit të maturantëve ka përfunduar. Për testet e reja Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini, tha se është bërë pilotimi në disa shkolla.

Kontrolli i testeve në mënyrë dixhitale po shihet si një mundësi nga ministria e Arsimit për ta aplikuar për maturantët e këtij viti.

Më 7 qershor nisin provimet e maturantëve të cilat do të zgjasin deri më 24 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat