Rënia e gurëve në Shëngjin rrezikon kalimtarët

Shqipëria

Rënia e gurëve në Shëngjin rrezikon kalimtarët

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:34
Foto

Administratori i Njësisë së Shëngjinit, Gjokë Caci tha se pjesa që është bërë nuk garanton mbrojtje për kalimtarët. Sipas tij, ky është një problem i madh shumë dhe se pas dy muajsh fillon edhe sezoni turistik.

Drejtuesit e mjeteve,  të çilet i drejtohen Shëngjinit në këtë pjesë janë mjaft të rrezikuar, ndaj shprehen se masat e marra për vendosjen e rrjetës kanë qenë sipërfaqësore

“Nuk i bimë kurrë këtej se kemi frikë se mos bien gurë. Nuk është e mbrojtur krejtësisht. Vetëm gjysma e saj është e mbrojtur.”, tha një kalimtar.

“Kjo është rruga kryesore dhe nuk kemi se nga t’i biem. Kjo është rrugë që shkon drejt kënetës”, tha një tjetër banor zone.

Pak muaj më parë, pikërisht në këtë vend nga rënia e gurëve mbi një autobus mbetën të plagosur dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat