Përfundon takimi Basha-Palmer. Ja sa zgjati

Shqipëria

Përfundon takimi Basha-Palmer. Ja sa zgjati

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:12
Lulzim Basha dhe Matthew Palmer

Ka përfunduar takimi i zv/ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës.

Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.

Palmer u drejtua më pas drejt selisë së LSI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat