Drejtuesja e emisionit Rudina Xhunga në emision “Dritare” në News 24 ka zbuluar se policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes sot në Rinas.
Duke cituar në “Dritare”, burime nga policia, Xhunga tha se përveç grabitësit të vrarë, policia ka arritur të kapë edhe një nga autorët e dyshuar të ‘megagrabitjes’ së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.
Sipas policisë ai është i plagosur.
Grabitja në Rinas, ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet ka thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe i është afruar me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.
Ata kanë hipur në barkun e avionit duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.
Njësi të shumta janë vënë në ndjekje të grabitësve, ndersa mësohet se janë lëshuar 4 urdhëra ndalimi ndërsa 40 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje pas ngjarjes.