“Pse policët ishin me fat gjatë grabitjes në Rinas”

Shqipëria

“Pse policët ishin me fat gjatë grabitjes në Rinas”

Më: 10 prill 2019 Në ora: 08:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani thotë së për një kohë të gjatë policia i ka ndjekur autorët por pa patur mundësi shikimi. Në momentin kur autorët kanë lënë furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe kanë marrë makinën tjetër aty ka patur shkëmbim zjarri.

“Kur është kryer ndërrimi i makinave atë herë është shfaqur policia dhe ka pas shkëmbim zjarri. Ka qenë një luftë jo mes të barabartëve, policia nuk ka qenë e kompletuar me armatim, siç kanë qenë ata. Efekvitë kanë pas fat sot”, tha Breçani.

Sipas tij faji është si i kompanisë private që ka në menaxhim sigurinë e aeroportit ashtu dhe Policia e Shtetit.

“Nuk është përgjegjësia vetëm e kompanisë private por dhe e Policisë së Shtetit, pasi kemi një grabitje në aeroport që ka rëndësi të veçantë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat