Rama: Transformimi i shkollave vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin - Bota Sot
Rama: Transformimi i shkollave vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin

Shqipëria

Rama: Transformimi i shkollave vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:11
Ilustrim

Pas më shumë se një dekade nga shkatërrimi i saj i plotë, shkolla “Kosova” në kryeqytet  është transformuar duke i dhënë fund edhe mësimit me dy turne.

Nga administrata e shkuar në Bashkinë e Tiranës trualli i shkollës 9-vjeçare “Kosova” ishte përcaktuar të bëhej pallat. Por, sot konsiderohet si shkolla më moderne dhe më e bukur e Tiranës për rreth 400 nxënës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga transformimi kësaj shkolle.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë pjesëz nga transformimi i shkollave publike që vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë “, shprehet Rama.

Shkolla e re “Kosova” ka bërë të mundur që në disa prej shkollave të tjera në Njësinë 2 të ulet numri i nxënësve në klasa, si dhe të shmanget mësimi me dy turne.

Shkolla 9-të vjeçare “Kosova” është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...