Anëtarët e një familje në Tepelenë përfundojnë në spital, pasi konsumuan peshk

Shqipëria

Anëtarët e një familje në Tepelenë përfundojnë në spital, pasi konsumuan peshk

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:23
Ilustrim

Pesë persona të një familje në Tepelenë kanë përfunduar në spital pasi konsumuan peshk.

Metulla Dervishi, Dervish Dervishi, Xhevahir Kuci, Gentjana Dervishi dhe djali 20 vjeçar Qerim Dervishi, nga fshati Turan ndodhen në spitalin e Gjirokastrës që prej mbrëmjes së të martës.

Gjyshja 77 vjeçe, Metullaja, e cila është e paralizuar, ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa katër familjarët e tjerë janë shtruar në repartin e Pathologjisë.

Familjarët thanë për RTV Ora se e blenë peshkun tek një tregtar që shiste me furgon çdo fundjavë.

Pas konsumimit të peshkut ata filluan të kishin simptoma të helmimit. Fillimisht u dërguan në spitalin e Tepelenës dhe më pas për shkak të gjendjes së rënduar u nisën me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat