Vasili: Kush bashkëjeton me kriminelët e përfiton prej tyre është si ata

Shqipëria

Vasili: Kush bashkëjeton me kriminelët e përfiton prej tyre është si ata

Nga: Z.B. Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:28
Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili

Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se Shteti është në nivel zero, aq sa pas grabitjes, ”Austrian Airline” ndërpreu transportin e parave, pwrcjell “Bota sot”.

Nga ana tjetër, Vasili ka shkruar në një status në Facebook se, këta qeveritarë të liq që s’thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë te Bregu i Lumit, ju hap barku për komandantet e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve.

Postimi i plotë:

Siguria në aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline ndërpreu transportin e parave. Kompania e mirënjohur ”Austrian Airline” vendosi ndërprerjen e transportit të mëtejshëm të parave dhe theksoi se grabitja e parave është ngjarje e përsëritur.

Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymëzuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri.

Kush bashkëjeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata. Këta qeveritarë të liq që s’thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë te Bregu i Lumit, ju hap barku për komandantet e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve.

Presim shkollëpaktin që të na bindë se sa “mirë” është që paratë u grabitën dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin, vetë Austrian Airline e ka fajin vetëm ai jo se ai është me leje krijmtarie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat