Basha apelon tek shqiptarët, të bëhen bashkë për t’i dhënë fund këtij regjimi

Shqipëria

Basha apelon tek shqiptarët, të bëhen bashkë për t’i dhënë fund këtij regjimi

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:34

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha,përmes një postimi në facebook, ka shpërndar momentet kur policia përdori gazin lotsjellës ndaj banorëve te ‘Bregu i lumit’, për t’i nxjerrë nga banesat

Basha thotë se, kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

“Të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!” -shkruan Basha, ndër të tjera ndërsa apelon shqiptarët të bëhen bashkë për t’i dhënë fund këtij regjimi.

“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa” mbyll kryedemokrati postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat