Supergrabitja: RENEA e FNSH në terren, çfarë u gjet sot në Tapizë

Shqipëria

Supergrabitja: RENEA e FNSH në terren, çfarë u gjet sot në Tapizë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:41

Pas supergrabitjes së 10 milionë eurove brenda Aeroportit të Rinasit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gjatë arratisjes, ata hasën në një postbllok policor dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë, Admir Murataj, person ky me një CV të pasur kriminale. Menjëherë policia, RENEA, FNSH kanë nisur kontrollet, ndërsa tre makina janë gjetur të djegura dhe dyshohet se janë përdorur nga grabitësit.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raportoi sot nga Tapiza, aty ku u gjet edhe furgoni i tretë i djegur, brenda të cilit u konstatuan armë dhe municione si granata dhe kallashnikovë.  Ajo tregoi se policia dyshon se grabitësit mund të jenë fshehur në këtë zonë, ndërsa kontrollet vijojnë edhe nga ajri me helikopter.

“Vijojnë kontrolle të imtësishme nga RENEA, FNSH dhe forcat e rendit. Mëngjesin e sotëm ka patur kontrolle edhe në banesa. Policia dyshon se personat mund të jenë fshehur në këtë zonë. Momentalisht policia nuk ka marrë informacione të vlefshme për lëvizjet e mjeteve.  Nga informacionet që unë disponojë, të implikuar në të gjithë këtë skemë janë gjithsej 5 persona. Fakti që gjendet një automjet i tretë, tregon se ata pasi dogjën makinën në Bathore mund të kenë lëvizur me këtë furgon, i cili u gjet i djegur”, tha  gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat