Publikohen pamjet/ Brenda vilës luksoze e të fortifikuar me masa sigurie të Admir Murataj

Shqipëria

Publikohen pamjet/ Brenda vilës luksoze e të fortifikuar me masa sigurie të Admir Murataj

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:02
Admir Murataj

Pak më parë, trupi i viktimës Admir Murataj u identifikua nga gruaja dhe vëllai i tij si pjestar i grabitjes së 10 milionë eurove dje në aeroportin e Rinasit. Përpara se Murataj të arratisej nga burgu në Greqi, ai kishte një vilë njëkatëshe në Prezë, në të cilën policia ndërhyri në kërkimet e saj për të. Në këto foto, kanë dalë pamjet nga vila e Murataj, e cila është e rrethuar me kamera sigurie dhe hekura.

Ndërkaq, me paratë nga grabitjet, mësohet se viktima kishte ndërtuar një vilë luksoze në Fushë-Pezë dhe një servis në Vorë.

Dyshohet se shtëpia e tij në Pezë, që është e fortifikuar në ndërtim dhe e ruajtur me sistem alarmi e kamera sigurie, ka shërbyer si bazë për planifikimin e grabitjeve.

Vila është në një lartësi të konsiderueshme dhe ka një fushëpamje shumë të mirë të zonës përreth, nga ku mendohet së është vëzhguar grabitja nga larg. 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat