Deputeti socialist: Në Rinas na heqin rripin e pantallonave, lejojnë kriminelët

Shqipëria

Deputeti socialist: Në Rinas na heqin rripin e pantallonave, lejojnë kriminelët

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:29
Paulin Sterkaj

Deputeti socialist Paulin Sterkaj, komenton supergrabitjen e ndodhur këtë të martë në aeroportin e Rinasit, ku në një avion të nisur drejt Vjenës u grabitën rreth 10 milionë euro.

Në një prononcim për mediat, anëtari i komisionit parlamentar të Sigurisë, akuzoi kompaninë koncensionare të aeroportit të Rinasit.

Ai tha se gjithmonë ata që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjinë e tyre për të bërë grabitjen.

“Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodhur në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Përderisa ka një kallauz që tregon se lëvizin një shumë e madhe parash, kjo tregon se ka një person që drejton. Edhe hetimi duhet të bëhet më i thellë. Asnjë polici private nuk ka të drejtë për hyrë me armë tek avioni, pasi kalojnë në skaner”, u shpreh Sterkaj.

Ai i bëri thirrje koncesionarit që operon në aeroport, që në vend të kontrollojnë çantat me kujdes “sa na heqin edhe rripin nga brezi, duhet të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët siç hynë dje pasi ka edhe pasoja”.

Sterkaj nuk ngurroi të vlerësojë policinë, për të cilën tha se i ka grumbulluar provat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat