Basha: Policia po përdoret në luftë kundër popullit dhe jo krimit

Shqipëria

Basha: Policia po përdoret në luftë kundër popullit dhe jo krimit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:12
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon policinë se është në luftë kundër popullit dhe njerëzve të pafajshëm dhe jo krimin.

"Dje policia hyri nëpër banesa dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive. Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre, tre qytetarë përfunduan në spital. Policia po përdoret për një qëllim: luftën kundër popullit dhe njerëzve të pafajshëm. Ndëkrohë që nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin.  Kur kryhet grabitje me armë në mes të ditës të avionit të linjës ndërkombëtare e kuptoni në çfarë niveli është policia" u shpreh Basha në një dalje për median.

Kryedemokrati ftoi qytetarët më  13 prill në protestën e radhës në Tiranë, si rruga e vetme për zgjidhjen e asaj që e quajti "emergjencë kombëtare"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat