Rritet sërish numri i deputetëve në parlament, kush është i radhës që do marrë mandatin

Shqipëria

Rritet sërish numri i deputetëve në parlament, kush është i radhës që do marrë mandatin

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:23
Andi Përmeti

Numri i deputetëve në parlamentin e Shqipërisë pritët të shkojë në 103.

Kjo pasi një tjetër demokrat ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit.

Andi Përmeti nga lista e Korçës ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Tashmë pritet që KQZ të zhvillojë mbledhjen e radhës për t’i hapur dritën jeshile betimit të ti.

Në seancën e radhës në parlament pritet që të betohen në parlament 4 opozitarët e radhës.

Andi Përmeti është kandidati i 12-të i Partisë Demokratike në këtë qark.

Ai ka lindur më 7 shkurt 1987 në Korçë, ai është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat