Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Donika Prelës si prokurore

Shqipëria

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Donika Prelës si prokurore

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:48
Foto

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Një njoftimin për mediat thuhet se "Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë".

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat