Rama në Monako, merr dekoratën më të lartë të Principatës

Shqipëria

Rama në Monako, merr dekoratën më të lartë të Principatës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte në Principatën e Montekarlos, me ftesë të princit të Monakos Alberti i II për një vizitë zyrtare. 

Në takimin e zhvilluar, në Pallatin Mbretëror në Monako, ku Rama u prit nga Princi Alberti II dhe kreu i qeverisë së Monakos Serge Telle, u vlerësua bashkëpunimi i  deritanishëm mes vendeve si dhe projektet e ardhshme në fusha si ajo e mjedisit, investimet në turizëm, marina detare, etj.

Palët theksuan angazhimin e tyre për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim në të ardhmen.

Gjithashtu, Princi dekoroi Kryeministrin me medaljen e Komandantit të Urdhrit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos.

Urdhri i Shën Karlit është dekorata më e lartë e Principatës së Monakos. Është themeluar nga paraardhësi i Albertit II, Princi Karl III, më 15 mars 1858. Kryeministri i Shqipërisë u nderua me këtë urdhër gjatë vizitës së tij zyrtare në Principatën e Monakos, më 10 prill 2019, jo për reciprocitet, por për merita të veçanta në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe angazhimin e tij në mbrojtjen dhe promovimin si faktorë zhvillues për Mesdheun të bregdetit dhe zonave detare.

Gjithashtu, si promovues i arteve, Princi Albert II, vlerëson nëpërmjet kësaj dekorate Kryeministrin si një personalitet të kulturës.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat