Ka bërë operacion estetike dhe ka jetuar në Kosovë, detaje për Murtajn

Shqipëria

Ka bërë operacion estetike dhe ka jetuar në Kosovë, detaje për Murtajn

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:05
Admir Murataj

 

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje për grupin që bëri vjedhjen spektakolare 10 milionë dollarë në aeroportin e Rinasit.

Grabitësi i vrarë u identifikua këtë të mërkurë si Admir Murataj. Gazetarja Lala, në Opinion, është shprehur se policia kishte shumë të vështirë pasi veç maskës ai kishte bërë dhe ndërhyrje estetike.

“Kjo ngjarje ka ngritur shqetësim për sigurinë kombëtare dhe me të drejtë. Dhe ky grup i strukturuar kriminal mund të kishte marrë peng këdo, kanë pasur armatim të rëndë. Një arsenal të jashtëzakonshëm armësh. Admir Murataj zyrtarisht është identifikuar mëngjesin e sotëm. Pasi policia ka vajtur në vendngjarje ka zbuluar që personi i vrarë nuk ishte ai që në dukej në foto. Më pas është zbuluar se kishte bërë ndërhyrje estetike, në pjesën e hundës dhe të mollëzave. 

Shumë të ndryshëm nga ky që shikojmë në foto. Policia shqiptare ka dërguar gjurmët ë gishtërinjve në Greqi. Policia greke kishte profilin gjenetik, pra mëshumë informacione se policia shqiptare. Ka patur dëmtime të forta në fytyrë për shkak të plumbit. Jetonte në Shqipëri, 300 mijë euro sistem alarmi. Kamera të rezolucionit të lartë. Ka lëvizur mes Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjithë na rezultojnë se këta njerëz shëtisin shumë të lirë dhe rinë në shtëpi”, është shprehur Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat