Protesta e 13 prillit, policia do rrethojë Kryeministrinë me gardh metalik

Shqipëria

Protesta e 13 prillit, policia do rrethojë Kryeministrinë me gardh metalik

Më: 11 prill 2019 Në ora: 10:16
Foto

Policia e Shtetit nis marrjen e masave për protestën e të shtunës të opozitës, e cila do të zhvillohet  në orën 18:00

Mësohet se godina e Kryeministrisë do të rrethohet me gardh metalik, ndërsa në shtyllat afër Kryeministrisë do të vendosen kamerat e sigurisë.

Protesta e 13 prillit është protesta e tretë e madhe e opozitës, e cila pasohet nga protesta të tjera sa herë që ka parlament.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore, pa Ramën në krye të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat