‘Babale’, Salianji thirret në gjykatë një ditë para protestës

Shqipëria

‘Babale’, Salianji thirret në gjykatë një ditë para protestës

Më: 11 prill 2019 Në ora: 10:56
Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji është thirrur në gjykatë një ditë para protestës së paralajmëruar të 13 prillit.

Gjykata ka caktuar që seanca e parë ndaj Salianjit të mbahet të premten në orën 10:00.

Salianji akuzohet për "kallzim të rremë" për dosjen "Babalja".

Ai do përballet me akuzat që ka ngritur nga tij Agron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas kodit penal me këtë akuzën ish-deputeti demokrat rrezikon dënimin nga gjobë deri ne 5 vite burg. 

Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga prokuroria për çështjen “Babalja” më 8 mars. Dy prokurorët e çështjes janë Genci Qano dhe Kol Hysenaj.

Për çështjen ‘Babale’ është akuzuar për ‘Kallëzim të rremë’ dhe gazetari Jetmir Olldashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat