Dënohen me 55 vite burg vrasësit e Marvi Mihalit, e ëma: Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit

Shqipëria

Dënohen me 55 vite burg vrasësit e Marvi Mihalit, e ëma: Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:38
Foto

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burg 4 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit. Dejvis Bitraj u dënua 19 vite burg, Ndërsa Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla me nga 12 vite burgim.

Familjarët e viktimës janë shprehur kundër këtyre vendimeve, ndërsa akuzojnë gjykatësit se kanë ndryshuar akuzën për të abuzuar me vendimin.

Nëna e Marvi Mihalit: Nuk kam kërkuar asgjë, vetëm drejtësinë. Kam thënë që do ta vendos me çdo kusht. Sot çunit tim i ka lëviz pllaka e mermerit sipër varrit. Sa të kem jetë, të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndyrë do marrin reston e vet. Unë nuk do ndaloj së kërkuari drejtësi. Kjo është tallje. Ai e therri, ja nguli thikën nga lart dhe ai ndryshon kualifikimin e veprës penale, heq paramendimin, lë vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Këta gjykatësa s'kanë frikë as nga vetingu asgjë. Nuk i bëhet von se vdiq djali im. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit.

Babai e Marvi Mihalit: Mallkimi i djalit tim i ndjektë këta gjykatës, këta plehra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat