Vatë Staka miratohet si anëtar në KLP

Shqipëria

Vatë Staka miratohet si anëtar në KLP

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:26
Vate Staka

Me 135 vota pro dhe 81 kundër Vate Staka është miratuar si anëtar në KLP në mbledhjen e asamblesë.

Kujtojmë se mbledhja e asamblesë u ndërpre për disa minuta, pas përplasjes së një grupi prokurorësh me kryeprokuroren Marku.

Pasi rinisi mbledhja, kryeprokurorja Marku u shpreh se: “Konstatohet se ka kërkesë për ndryshim tip të fletës së votimit. Kjo flete votimi nuk mund të ndryshohet. Fleta e votimit ka vetëm një emër deri tani, gara ka qenë e hapur dhe mund te kishit kandituar. Propozimi është i ligjshëm, por ne kemi një praktikë te konsoliduar nga votimi i mëparshëm. Mendoj qe mund të vazhdojmë me rendin e ditës, ankimi mund të behet brenda afateve. Nuk lejohen replikat”.

Pas saj, Prokurori Sokol Malaj ka marrë sërish fjalën duke kërkuar që propozimi i tij të hidhet në votë.

“Të nderuar kolegë ne e dime se zgjedhja duhet bërë mes disa kandidaturash. Ky është një parim kushtetues. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit. Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat