Zgjedhjet/ KQZ: Më shumë transparencë

Shqipëria

Zgjedhjet/ KQZ: Më shumë transparencë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:06
Klement Zguri

Kreu i KQZ-së Klement Zguri, në një deklaratë për mediat, ka komentuar aktet e institucionit që përfaqëson pak para zgjedhjeve lokale në vend.

Zguri tha se të tre aktet i shërbejnë objektivit për rritjen e transparencës së fushatave gjatë zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet e ardhshme vendore, nuk do raportojnë vetëm partitë politike për financat e fushatës, por edhe kandidatët për kryetarë bashkie. Kjo do të thotë më shumë trasparencë, më pak informalitet, më shumë barazi dhe më shumë ndershmëri në konkurrim”, tha Zguri.klement zguriii ne kqz

Sot, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve miratoi 3 akte nënligjore:
– Një “Për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore”;
– Një “Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik, për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore;
– dhe një “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr.1, datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

“Të tre aktet i shërbejnë objektitvit për rritjen e transparencës së fushatave, si të tilla ata marrin rëndësi të veçantë se përfaqësojnë një copë të mirë reforme. Ne jemi të bindur se zgjedhjet që vijnë synojnë përmirësim, sa i përket financimit dhe transparencës financiare”, tha Zguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat