Rama: Nga BE-ja, rekomandim pozitiv. Por, hapja e bisedimeve, vendim politik i kryeministrave

Shqipëria

Rama: Nga BE-ja, rekomandim pozitiv. Por, hapja e bisedimeve, vendim politik i kryeministrave

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:33
Edi Rama

Opozita është mjaftuar me një miniprotestë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike përpara Parlamentit, duke kursyer energjitë për protestën e së shtunës.

Pas betimit të tre deputetëve të rinj nga listat e PD-së, Korab Lita, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani, fjala që zgjati 40 minuta e Edi Ramës u përqendrua në mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave në Brukses për çeljen e negociatave për anëtarësim.

“Përsa na takon, ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë detyrën. A do të çelen apo nuk do të çelen negociatat në qershor apo këtë vit, është një pyetje së cilës duhet t’i japë përgjigjje Këshilli Evropian dhe bazuar në atë që është gjykatësi objektiv i këtij procesi, që është Komisioni Evropian, është se PO, Shqipëria i ka bërë të gjitha ato që duhet të bënte për çeljen e negociatave.

Si një fakt madhor që duhet t’u shërbejë vendeve anëtare për t’i bindur në një përgjigje pozitive, kryeministri renditi reformën në drejtësi, nga ku, sipas tij, peshqit e mëdhenj janë zënë nga rrjeta e vettingur.

“Reforma në drejtësi është pa kthim. Procesi i vetting-ut është vetëm njëra anë e medaljes. Një pjesë e atyre që janë përjashtuar do të duhet të rikthehen jo më për t’u vetuar, por për t’u ndëshkuar, pasi të gjithë ato pasuri të pajustifikuara nuk mund të mbeten pa u vetuar deri në fund”, theksoi Rama.

Rama nuk e harroi opozitën të cilën e sfidoi për tu përballur vetëm në zgjedhje: “Ata janë në të drejtën e tyre të ikin, të mos marrin pjesë në zgjedhje. Detyra jonë nuk është që të bindim njeri që të marrë pjesë në zgjedhje. Detyra jonë është që të fitojmë zgjedhjet. Ne duam që t’i mundim në vitin 2021 me rregulla të përcaktuara bashkarisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat