Grabitja e Rinasit, Basha: Kanë dalë në dritë prova tronditëse

Shqipëria

Grabitja e Rinasit, Basha: Kanë dalë në dritë prova tronditëse

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:06
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli sot në lidhje me grabitjen në Rinas, duke ia ngarkuar përgjegjësit Edi Ramës.

Basha foli për shkelje të Kushtetutës dhe se persona të dyshimtë, që janë pranë Edi Ramës ndodhen në krye të Autoritetit të Avionit Civil.

“48 orë pas grabitjes kanë dalë në dritë prova tronditëse. Nëse do të zbatohej urdhri i datës 5 gusht 2018, që thoshte se policia të shoqërojë transportin e parave, nëse shuma e kalon 950 mijë eurot. Ndërkohë, asnjë prej elementëve të sigurisë nuk ishin vendosur”, ishte një nga akuzat e bëra sot nga zoti Basha.

Kreu i PD sulmoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke thënë se ai ka shkelur Kushtetutën, duke qëndruar në krye të Këshillit të Aviacionit Civil.

“Lleshaj i bëri bisht fakti të rëndësishëm dhe nuk i dha përgjigje pyetjes , se si Admir Murataj nuk u kap, ndonëse ishte 6 vite në kërkim. Fakti i dytë është se Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin, kryetar të Këshillit të Aviacionit Civil . Ndërkohë që kur Lleshaj ka qenë në krye të kësaj detyre, Rinasi është grabitur dy herë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat