Ministrja Balluku: Jemi gati të ndërpresim koncensionin me aeroportin

Shqipëria

Ministrja Balluku: Jemi gati të ndërpresim koncensionin me aeroportin

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:52
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku paralajmëroi se qeveria është e gatshme t’i ndërpresë koncesionin aeroportit të Rinasit nëse nuk merr masat që i kërkohet.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balluku u shpreh se grabitja e bujshme e në pistën e aeroportit, cënoi sigurinë kombëtare dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë në botë.

“Jemi të gatshëm të ndërpresim koncesionin sepse është cënuar siguria kombëtare. Zgjidhet me gjykatë dëmtimi i imazhit dhe kërcënimi i sigurisë. Jemi të gatshëm të ndërpresim kontratën nëse aeroporti i Rinasit nuk përgjigjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat