Një ish-polic në kërkim për grabitjen në Rinas, identifikohet dhe i plagosuri

Shqipëria

Një ish-polic në kërkim për grabitjen në Rinas, identifikohet dhe i plagosuri

Më: 12 prill 2019 Në ora: 07:21
Trazhgim Sokolaj

Një ish punonjës policie në Elbasan është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në grabitjen që ka ndodhur në Rinas.

Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët ky ka komunikuar me ta dhe ka elemetë të bashkëpunimit.

Redaktori i RTV Ora, Trazhgim Sokolaj informon se ndaj ish policit është nxjerrë dhe një urdhërkërkim për të sqaruar pozicionin e tij.

Po kështu në furgonin që është gjetur në Rinas pranë të cilit është vrarë Admir Murataj ka rezultuar se kemi një person të dytë të plagosur.

“Sipas të dhënave që kam policia ka një emër për këtë person të plagosur. Pra deri tani kemi dy persona në kërkim të identifikuar” tha Trazhgim Sokolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat