Kryetari i reformës zgjedhore ka ftuar opozitën e re në parlament të bëhet pjesë e komisionit dhe të miratojnë objektin e punës së tij. Në sallën e kuvendit, Damian Gjiknuri, është shprehur se duhet të nisë puna me çështjet teknike.
Sa i përket pikave që i përkasin votimit të emigrantëve apo ndryshimi i sistemit zgjedhor, ai theksoi se duhet një konsensus më i gjerë përfshirë dhe opozitën jashtë parlamentit.