Sokolaj tregon si dështuan 4 testime për sigurinë në Rinas - Bota Sot
Sokolaj tregon si dështuan 4 testime për sigurinë në Rinas

Shqipëria

Sokolaj tregon si dështuan 4 testime për sigurinë në Rinas

Më: 12 prill 2019 Në ora: 08:02
Trazhgim Sokolaj

Trazhgim Sokolaj deklaroi në Ora news se në Rinas nga viti 2016-2018 janë bërë 4 testime për sigurinë dhe të 4 kanë dështuar.

Sokolaj: Policia private në momentin që ka konstatuar se dërgesa e vlerave është jashtë rregullave të sigurisë nuk i merr në dorëzim nga banka. Nga 2016-2018 janë bërë të paktën 4 testime të sigurisë në aeroport dhe kanë dështuar. Tre prej tyre janë bërë para se të ndodhte grabitja e qershorit 2016. Është futur person i skeduar, me valixhe, me eksploziv brenda në aeroport dhe dhe nuk është identifikuar. Është futur me bagazh me thika dhe nuk është identifikuar. Është tentuar të çahet rrethimi i aerportit, është çarë dhe nuk është identifikuar. 

Ka ardhur Agjencia e Ndërkombëtare e Trafikut Ajëror ka bërë monitorim në Rinas. Janë testime rutinë. Administrata e aeroporit nuk është njoftuar. Pas këtyre testimeve asgjë nuk është bërë. Policia është  edhe viktimë e kësaj situate. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...