Arrestohet autori që dogji autobusin e linjës Konispol-Sarandë

Shqipëria

Arrestohet autori që dogji autobusin e linjës Konispol-Sarandë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:43
Foto ilustruese

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë, ku autobusi i linjës Konispol-Sarandë u përfshi nga flakët. Në pranga është vënë një 22-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies së qëllimshm.

"Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobuzit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti", sqaron policia.

Pas kontrollit të ushtruar në 22-vjeçarit në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat